Rripi i Gazës: Rritet numri i të vrarëve nga sulmet izraelite

Bota

Rripi i Gazës: Rritet numri i të vrarëve nga sulmet izraelite

Më: 9 korrik 2014 Në ora: 15:51

Zyrtarët palestinezë thonë se nga sulmet ajrore izraelite, gjatë 24 orëve të fundit, janë vrarë së paku 35 vetë.

Izraeli i ka intensifikuar sulmet në Rripin e Gazës në përgjigje të rritjes së sulmeve me raketa nga militantët palestinezë.

Kjo situatë paraqet kulmin e tensioneve në Rripin e gatzës për disa vite.

Izraeli tha se aeroplanët e vet luftarakë i kanë sulmuar 430 caqe, prej mëngjesit të djeshëm, kur filloi ofensiva.

Ushtria izraelite, poashtu, ka thënë se gjatë ditës së djeshme janë hedhur 117 raketa të palestinezëve brenda në Izrael.

Izraeli ësht kërcënuar se do ta invadoj Rripin e Gazës nëse vazhdojnë sulmet me raketa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat