Izraeli ka njoftuar se dy raketa të gjuajtura nga Rripi i Gazës me cak Tel Avivin, janë rrëzuar sot nga sistemi i mbrojtjes raketore të Izraelit.
Fillimisht janë dëgjuar sirenat paralajmëruese në Tel Aviv dhe në të gjithë Izralin.
Krahu ushtarak i lëvizjes islamike palestineze, Hamas, ka thënë se i ka sulmuar tri qytete izraelite, përfshi edhe Jerusalemin me raketa.
Forcat ajrore të Izraelit kanë bombarduar 16 caqe të Hamasit në Rripin e Gazës gjatë natës, një fushatë e gjerë kjo për ta detyruar Hamasin që të ndalojë sulmet me raketa.
Së paku 23 palestinezë janë vrarë deri më tash.
Në një nga sulmet është goditur edhe shtëpia e komandantit të Hamasit, në qytetin jugor të Khan Junisit, duke vrarë gjashtë persona, përfshirë edhe vet komandantin.
Qeveria izraelite gjithashtu i ka dhënë lejën ushtrisë që të thërras në detyrë deri në 40 rezervistë.