Hamasi thotë se e ka sulmuar Jerusalemin me raketa

Bota

Hamasi thotë se e ka sulmuar Jerusalemin me raketa

Më: 9 korrik 2014 Në ora: 08:56

Krahu i armatosur i lëvizjes islamike, Hamas, ka thënë se ka gjuajtur disa raketa në Jerusalem dhe dy qytete të tjera të Izraelit.

Një deklaratë e lëshuar nga brigada e Ezzedine al Qassamit, thotë se një raketë e ka goditur Haifan, katër raketa Jerusalemin dhe katër të tjera Tel Avivin.

Sulmet janë kryer derisa Izraeli është duke vazhduar me sulmet ajrore ndaj Rripit të Gazës, duke vrarë 23 palestinezë.

Në një nga sulmet është goditur edhe shtëpia e komandantit të Hamasit, në qytetin jugor të Khan Junisit, duke vrarë gjashtë persona, përfshirë edhe vet komandantin.

Ushtria izraelite ka thënë se mbi 130 raketa janë gjuajtur në drejtim të shtetit izraelit më 8 korrik, pasi Izraeli e ka nisur ofenzivën e saj me cak Hamasin.

Qeveria izraelite gjithashtu i ka dhënë lejën ushtrisë që të thërras në detyrë deri në 40 rezervistë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat