Indonezia e zgjedh sot presidentin e ri

Bota

Indonezia e zgjedh sot presidentin e ri

Më: 9 korrik 2014 Në ora: 08:26

Rreth 190 milionë banorë të Indonezisë po votojnë sot për të zgjedhur presidentin e ri të shtetit.

Votuesit do të zgjedhin në mes të Joko Widodo, guvernatori i kryeqytetit, Xhakarta, dhe Praboqo Subianto, ish gjeneral ushtrie.

Widodo, i njohur edhe si Jokowi, konsiderohet politikani më popullor në Indonezi dhe konsiderohet se ka shansa për të fituar.

Sondazhet megjithatë thonë se gara është shumë e ngushtë në mes të dy kandidatëve.

Presidenti në largim, Susilo Bambang, nuk mund të kandidoj për një mandat të ri pasi Kushtetuta e vendit lejon vetëm dy mandate.

Komentarorët politik thonë se votuesit e pa-vendosur do të kenë ndikimin më të madh në rezultat.

Rreth një e pesta e popullatës sipas sondazheve ende nuk kanë vendosur se kë do ta votojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat