Abdullahu e deklaron fitoren në Afganistan

Bota

Abdullahu e deklaron fitoren në Afganistan

Më: 8 korrik 2014 Në ora: 18:36

Duke iu drejtuar përkrahësve të tij, kandidati për president të Afganistanit, Abdullah Abdullahu, pretendon se ka fituar rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që janë mbajtur më 14 qershor.

“Ne jemi krenar. Ne e respektojmë votën e popullit. Ne jemi fitues”, iu ka thënë Abdullahu mijëra përkrahësve të tij.

Ai ka shtuar se nuk do ta pranoj asnjë rezultat të manipuluar, as sot, as nesër e asnjëherë tjetër.

Abdullah Abdullahu e ka akuzuar kundërkandidatin e tij, Ashraf Ghanin se në bashkëpunim me zyrtarë të lartë të Komisionit të Pavarur të Zgjedhjeve kanë kryer manipulime gjatë numërimit të votave.

Abdullahu megjithatë ka bërë thirrje që vendi të mbetët i unifikuar.

“Ne nuk duam luftë civile. Ne nuk duam krizë”, ka thënë ai.

Gjatë ditës së sotme, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka paralajmëruar se kushdo që bën përpjekje të marr pushtetin në Afganistan duke përdorur mjete shtesë ligjore, Afganistanit do i kushtojë me humbje të ndihmave ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat