Tajfuni Neoguri goditi Japoninë

Bota

Tajfuni Neoguri goditi Japoninë

Më: 8 korrik 2014 Në ora: 17:27

Tajfuni i fuqishem Neoguri tashme ka arritur ne ishujt japonez te Okinauas.Ererat e forta dhe shirat e rrembyeshem kane detyruar anulimin e fluturimeve, mbylljen e shkollave dhe evakuimin e banoreve te zones dhe ishujve perreth. Per banoret e rrezikuar te Okinauas jane vene ne dispozicion qendra komunitare per strehim.
Autoritetet japoneze kane deklaruar 4 njerez te plagosur,perfshire dhe nje grua 83 vjeçare dhe nje peshkatar, qe raportohet i humbur.
Sipas sherbimit metereologjik japoneze,tajfuni mund te jete nder me te medhenjt qe ka pare Japonia,me shpejtesi ere deri ne 250 km/ore dhe dallge deri ne 14 m lartesi.
Mbi 50 mijë shtëpi raportohet të kenë mbetur pa energji, ndërkohë që një rafineri nafte ka ndërprerë operacionet.
Okinaua eshte vend ku jane te pozicionuara disa prej bazave me te medha ushtarake amerikane. Aktualisht aty jane vendosur rreth 26 mijë trupa, në bazë të një marrëveshjeje SHBA-Japoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat