Takimi Vuçiq – Putin, për çështje të energjisë

Bota

Takimi Vuçiq – Putin, për çështje të energjisë

Më: 8 korrik 2014 Në ora: 17:19

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë vizitës në Moskë do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin.

Kremlini ka njoftuar se një nga pikat kryesore të takimit do të jetë bashkëpunimi në sektorin e energjisë.

Pas takimit të djeshëm më kryeministrin rus, Dmitry Medvedev, Vuçiq ka thënë se Serbia dëshiron që t’i bashkohet BE-së, por nuk dëshiron t’i dëmtoj marrëdhëniet me Rusinë.

Vuçiq gjithashtu ka thënë se një marrëveshje së shpejti do të nënshkruhet për pjesën serbe të projektit “Rrjedha e Jugut” për ndërtimin e tubacionit të gazit rus i cili përmes Ballkanit do të dërgohet në vendet e Evropës perëndimore.

Muajin e kaluar, anëtari i BE-së, Bullgaria, ka pezulluar punët në pjesën e saj të këtij projekti pasi BE-ja kishte paralajmëruar se ai shkel ligjet kundër monopolit të BE-së.

Vuçiq në anën tjetër ka thënë se kanë mbetur vetëm disa “detaje teknike” të sqarohen para se të nënshkruhet marrëveshja me Rusinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat