Gjermania: Taksë të huajve që përdorin autostradat tona

Bota

Gjermania: Taksë të huajve që përdorin autostradat tona

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 18:57

Gjermania bëri të ditur se ka në plan që të taksojë miliona të huaj që përdorin rrugët e saj.

Plani do vihet në jetë nga viti 2016 e në vazhdim.

Ministri i Transporteve, Alexander Dobrindt tha se nga taksa do mblidhen rreth 2.5 miliardë euro për katër vite.

Mjetet e huaja do pajisen me një kartë, e cila do kushtojë mes 10 eurove për 10 ditë ose rreth 100 euro për një leje njëvjeçare.

Sipas BBC, kritikët thonë se një taksë e tillë është kundër ligjeve anti- diskriminim të BE.

Edhe makinat e regjistruara në Gjermani do paguajnë këtë detyrim, por pronarët do kompensohen nga një reduktim ekuivalent në një taksë tjetër për makinat.

Austria dhe Holanda janë ankuar për këtë taksë.

Por Dobrint ka insistuar se ligji, që pritet të miratohet këtë vit, nuk dhunon rregullat e BE kundër diskriminimit.

Partia e Dobrint, Unioni Kristian Social ka bërë fushatë për vendosjen e kësaj takse.

Baza e kësaj partie është në Bavari, ku banorët janë ankuar prej kohësh se duhet të paguajnë për përdorimin e rrugëve në Austri dhe Zvicër, kurse ata nuk paguajnë asgjë kur vijnë në Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat