Afganistan: Nga dy sulme – 10 policë dhe civilë të vrarë

Bota

Afganistan: Nga dy sulme – 10 policë dhe civilë të vrarë

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 18:44

Së paku pesë policë dhe pesë civilë janë vrarë në dy sulme të ndara sot në Afganistan.

Pesë policë u vranë në Herat, kur makina e tyre u qëllua nga një predhë.

Nga një bombë në provincën Kunduz janë vrarë pesë civilë, përfshirë gra dhe fëmijë.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme.

Kjo dhunë po ndodhë në periudhën kur militantët talibanë i kanë shtuar sulmet kundër forcave të sigurisë së Afganistanit, para shpalljes së rezultateve të rundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat