Kabul: Takohen ekipet e kandidatëve për president

Bota

Kabul: Takohen ekipet e kandidatëve për president

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 14:28


Përfaqësuesit e dy kandidatëve për president të Afganistanit raportohet se janë takuar para publikimit të rezultatit të zgjedhjeve presidenciale.

Reuters ka cituar zëdhënësat e kandidatëve, Abdullah Abdullahu dhe Ashraf Gani, duke thënë se përfaqësuesit e tyre do të diskutojnë si të qetësojnë situtën pas akuzave për manipulim të zgjedhjeve.

Të dy kandidatët e akuzojnë njëri tjetrin se po bëjnë përpjekje që të manipulojnë rezultatin e rundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtur më 14 qershor.

Rezultatet e zgjedhjeve është pritur të publikohen sot në mesditë, mirëpo kjo është shtyrë, sipas të gjitha gjasave si rezultat i negociatave të minutave të fundit në mes të kandidatëve dhe Komisionit të Pavarur Zgjedhor.

Abdullahu, procesin e numërimit e ka quajtur jo fer dhe ka kërkuar kontrollime shtesë.

Mirëpo Ghani, që pretendon se është para Abdullahut me 1 milion vota, ka kërkuar që të mos shtyhet publikimi i rezultateve.

Abdullah has called the vote count unfair and demanded further checking.

Senatori amerikan, Calr Levin, gjatë vizitës në Kabul, iu ka thënë dje reporterëve se rezultati preliminar mesiguri se do të auditohet për vota të dyshimta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat