Papa takohet me viktimat e abuzimit nga priftërinjët

Bota

Papa takohet me viktimat e abuzimit nga priftërinjët

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 13:36

Papa Françesku është takuar për herë të parë me viktimat e abuzimit seksual të priftërinjëve derisa ai kërkon që të forcojë qëndrimin e Kishës Katolike ndaj pedofilisë brenda radhëve të saj.

Gjashtë viktima nga Britania, Gjermania dhe Irlanda janë takuar sot me Papa Françeskun në rezidencën private të tij në Bazilikën e Shën Pjetrit.

Vatikani këtë takim e ka quajtur si një gjest që e ka për qëllim të shpreh afërsinë e Papës me dhjetëra mijëra njerëz që janë abuzuar nga priftërinjët në të gjithë botën.

Françesku, i cili është zgjedhur Papë në shkurtin e vitit të kaluar, abuzimin seksual të fëmijve nga priftërinjët e ka cilësuar si krim të ngjajshëm me “meshën satanike” dhe ka premtuar zero tolerancë ndaj dukurisë.

Mirëpo, insistimi i Vatikanit që ta mbaj sekret hetimin e priftërinjëve që dyshohen se kanë abuzuar me fëmijë kishte zemëruar viktimat dhe aktivistët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat