Grupi i Kontaktit kërkon progres konkret në Ukrainë

Bota

Grupi i Kontaktit kërkon progres konkret në Ukrainë

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 12:26

Zyrtarët kryesor të Ukrainës, Rusisë dhe OSBE-së kanë bërë thirrje për përpjekje urgjente për të arritur marrëveshjen e paqes në Ukrainë, derisa dhuna po vazhdon në zonën lindore të këtij shteti.

Takimi në Kiev, i Grupit të Kontaktit ka nën vizuar se “është çështje urgjente që të arrihet progres konkret drejt marrëveshjes së paqes”, thuhet ndër të tjera në një komunikatë të OSBE-së.

Grupi i Kontaktit që përfaqëson Moskën, Kievin dhe OSBE-në, gjithashtu ka bërë thirrje për një rund të ri të bisedimeve pa vonesa.

Javën e kaluar, ministrat e jashtëm të Ukrainës, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës kanë bërë thirrje për bisedime për armëpushim të ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat