Libi, rrëmbehen inxhinierë nga Maqedonia, Italia dhe Bosnja

Bota

Libi, rrëmbehen inxhinierë nga Maqedonia, Italia dhe Bosnja

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 10:26

Libi, disa inxhinierë janë rrëmbyer gjatë kohëve të fundit. Kështu një nga Maqedonia, në nga Italia dhe një nga Bosnja të cilët kanë qenë të angazhuar në një kompani italiane të ndërtimit janë të rrëmbyer në Liri, ka deklaruar një zyrtar libian.
Automjeti i tre inxhinierëve është gjetur i braktisur në qytetin Zuwara, në perëndim të kryeqytetit libian Tripoli, transmeton Agjencia “Reuters”, duke iu referuar deklaratës së zyrtarëve lokal.

"Ata janë zhdukur dhe ne dyshojmë se janë rrëmbyer” ka thënë një zyrtar lokal. Tani për tani nuk ka hollësi të tjera rreth gjetjes së inxhinierëve. “Reuters” vlerëson se në Libi po ndodhin gjithnjë e më shumë rrëmbime të të diplomatëve dhe shtetasve të huaj, por edhe qytetarëve libian, sepse pushteti i atjeshëm nuk është në gjendje të kontrollojë policitë lokale të cilat kanë ndihmuar në përmbysjen e Moamer Gadafit më 2011.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat