Ministri i shqetësuar për minifundet e policeve ruse

Bota

Ministri i shqetësuar për minifundet e policeve ruse

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 00:26

Uniforma e forcave të policeve ruse duket të modifikohet. Kështu të paktën e ka perceptuar publiku i këtij vendi, duke argumentuar se uniforma e policeve është e ekzagjeruar.
Ky problem është marrë në shqyrtim edhe Ministria e Brendshme ruse, e cila ka pranuar kritikat e publikut, duke thënë se do të ndalohen që të përdoren nga policet femra fundet e shkurtra dhe uniformës do t’i bëhen modifikime. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta “Moscoë Times”.

"Kur takoni ndonjë njeri gjëja e parë që ju bie në sy është veshja e tyre. Dhe për një oficere policie është e rëndësishme që të ketë një paraqitje të rregullt dhe të pastër. Kohët e fundit është vënë re se oficerët e policisë shkelin rregullat e etikës, duke mos e veshur uniformat e tyre. Por, është e rëndësishme që shefat e departamenteve të jenë më strikt dhe të kontrollojnë punonjësit e tyre dhe t’i kushtojnë më shumë rëndësi aparencës së tyre, sidomos te femrat”, kështu është shprehur ministri i Brendshëm, Sergei Gerasimov.

Ministra Brendshme ruse u ka dhënë urdhër shefave të departamenteve që të kontrollojnë çdo ditë oficerët dhe oficeret e policisë nëse uniforma e tyre është ose jo e përshtatshme për punë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat