Rrezohet aeroplani 11 të vdekur

Bota

Rrezohet aeroplani 11 të vdekur

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 21:27

Nga rrëzimi i një aeroplani në pjesën jugore të Polonisë kanë vdekur 11 vetë. Aeroplani, që transportonte parashutistë, u përplas mbrëmë pak kohë pas ngritjes.

Në aeroplanin e vogël dymotorësh ishin 12 vetë, ndërsa raportohet se vetëm një person ka shpëtuar me lëndime. Rrëzimi ndodhi afër fshatit Topolov.

Zyrtarët thanë se kjo ishte përplasja më tragjike e një aeroplani të udhëtarëve në Poloni për shumë vite. Lidhur me shkaqet e rrëzimit po zhvillohen hetime.

Zjarrfikësit thanë se ndoshta aeroplani ka qenë i tejngarkuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat