22 të vrarë nga dhuna në Kenia

Bota

22 të vrarë nga dhuna në Kenia

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 18:20


Kryqi i Kuq i Kenias thotë se persona të armatosur kanë vrarë të paktën 22 vetë në dy qarqe të bregdetit kenian, duke përfshirë një zonë ku militantët vranë 65 njerëz muajin e kaluar.

Grupi al-Shabab i lidhur me al-Kaidën ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, ashtu siç bëri edhe për masakrën e muajit të kaluar.

Zyrtarët thanë sot se sulmet gjatë natës në qarqet Lamu dhe Tana u kryen nga një grup prej 10 ose më shumë njerëzish.

Mes të vrarëve në një sulm kundër një stacioni policie ishin disa të burgosur dhe një polic.

Kenia ka qenë objekt i një serie sulmesh të vazhdueshme me bomba dhe armë zjarri duke filluar nga viti 2011, kur qeveria dërgoi trupa në Somali për të luftuar grupin al-Shabab.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat