Irak: Analizohet videoja e liderit të ISIL-it

Bota

Irak: Analizohet videoja e liderit të ISIL-it

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 17:25


Zyrtarët e Irakut thonë se po e analizojnë autenticitetin e videos që mendohet se e paraqet personin, Abu Bakr al-Baghdadi, shef i militantëve islamikë, që e kanë kontrollin ndaj një pjese të territorit në Irak dhe Siri.

Kjo video, e paraqitur dje në Internet, pretendon se e paraqet Baghdadin duke predikuar gjatë Faljes së Xhumasë, më 4 korrik, në Xhaminë e Madhe në qytetin Mosul të Irakut, që mbahet nga militantët sunitë të Shtetit Islamik të Irakut dhe grupit Levant (ISIL).

Zëdhënësi ushtarak irakian, gjeneral Qassim al-Mussawi, tha sot se ekspertët e shërbimeve të sigurisë po e analizojnë videon 21 minutëshe për të përcaktuar se a flet Baghdadi apo jo.

Këto komente nga zoti Mussawi u bënë një ditë pasi zëdhënësi i Ministrisë së brendshme të Irakut, Saad Maan, tha se videoja ishte analizuar dhe se është gjetur se ajo paraqet “farsë”.

Baghdadi, i cili më 29 qershor e ka shpallur krijimin e shtetit islamik në territorin që mbahet nga ISIL-i, i ka urdhëruar myyslimanët që t’i binden atij, “derisa ai i bindet Zotit”.

Së paku tre dëshmitarë në Mosul kanë thënë se personi i paraqitur si Baghdadi kishte hyrë në xhami i shoqëruar me persona të armatosur me uniforma me shenjën IS të militantëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat