Kriza godet turizmin në Odesa

Bota

Kriza godet turizmin në Odesa

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 16:58


Ndërsa kriza vazhdon në dy rajone të vogla në lindje të Ukrainës, pjesa tjetër e vendit po përpiqet t’i kthehet normalitetit, përfshirë qytetin turistik Odesa në jug të Ukrainës. Korrespodenti i Zërit të Amerikës, Al Pessin, i cili së fundi ishte në Ukrainë, njofton për efektin e krizës në Odesa.

Fillimi i sezonit turistik i gjen rrugët, kafenetë dhe baret e Odesës të zbrazëta.

Ashtu siç janë të paktë ukrainasit që kanë zgjedhur Krimenë si destinacion për pushime verore, shumë rusë kanë frikë që të udhëtojnë në Odesa për pushime. Media ruse po e paraqet revolucionin ukrainas si fashist, dhe e vë theksin tek incidentet e dhunshme, si në rastin e trazirave në zyrat e sindikatave majit në Odesa. Dhjetra aktivistë pro-rusë humbën jetën nga shpërthimi i bombave me benzinë nga të dyja drejtimet gjatë përleshjeve me protestues anti-rusë. Ende po hetohen rrethanat e sakta të incidentit.

Gjatë trazirave, u përdorën tavolina dhe karrige për të krijuar barikada nga aktivistët anti-rusë. Ndërsa tani, pronarit të kafenesë, Vladislav Blass, i mungojë ish klientët e tij rusë.

“Problemi kryesor janë turistët rusë. Tani, fatkeqësisht, ata nuk duan të vijnë në Odesa për shkak të propagandës ruse. Por ata duhet ta kuptojnë që ne i duam ata. Vetëm qeveritë tona janë në konflikt. Vizitorët mund të vijnë. Asgjë e keqe nuk dot’iu ndodhë rusëve këtu.”

Odesa u ofron vizitorëve diell dhe det. Deti shërben si një port që lidh qytetin me gjithë botën. Porti detar në Detin e Zi ka qasje me Rusinë, Turqinë, dhe Mesdheun. Mallra prej milarda dollarëve qarkullojnë këtu.

Kriza ka shqetësuar investitorët dhe biznesmenët. Por Sergey Synyatynskyy nga Assosacioni i të Punsuarve thotë që Odesa shpejtë do të rrimëkëmbet.

“Odesa është një qytet i cili ka drejtimin e tij të zhvillimit. Nuk mund të thuash që zhvillimet e fundit politike kanë nderruar qytetin thelbësisht. Odesa ka qenë e integruar në ekonominë botërore për një kohë të gjatë. Natyrisht, kemi lidhje të shumta me Rusinë, mirëpo ata nuk janë lidhja jonë kyçe.”

Odesës i nevojiten më shumë turistë, dhe zyrtarët po u bëjnë thirrje ukrainasve që të vijnë për të mbushur boshllëkun e lënë nga turistët rus. Qyteti po promovon mikëpritjen, ushqimin, dhe një stil jete kozmopolitan thotë zëvendës- guvernatori Zoya Kazanzhy.

“Odesa është e mirënjohur. Kushdo që vjen këtu, dëshiron të rikthehet. Kemi një thënie: Ke vetëm një jetë, prandaj kaloje atë në Odesa.”

Paqëndrushmëria politike kurrë nuk është e mirë për bizneset dhe turizmin. Në Odesa, njërezit duken të etur për të harruar konfliktin dhe për t’iu kthyer normalitetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat