Kenya, 29 persona të vrarë në 2 sulme të armatosura

Bota

Kenya, 29 persona të vrarë në 2 sulme të armatosura

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 12:30

Persona të armatosur kanë vrarë të paktën 29 persona në dy sulme të njëpasnjëshme në brigjet e Kenyas. Ministri i Brendshëm i vendit ka deklaruar se sulmet kanë qenë të koordinuara nga ku në sulmin e parë në qytetin Lamu kanë humbur jetën 4 persona, në të njëjtin vend ku vetëm një muaj më parë u vranë 65 persona të tjerë.
Sipas të dhënave nga Kryqi i Kuq sulmuesit kishin targetuar dhe stacionin e policisë në Gamba ku mbetën të vrarë 9 persona, bashkë me ta dhe një punonjës policie.
Sulmi i dytë ndodhi në Hindi, 15 kilometra larg qytetit të parë ku u raportuan mbi 15 persona të vrarë dhe një i humbur. Sulmet mendohet se mbajne autoresine e Al-Shabaab, grupi militant i islamistëve në Somali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat