Poloni, 11 të vdekur pas rrëzimit të një avioni, mësonin të hidheshin me parashutë

Bota

Poloni, 11 të vdekur pas rrëzimit të një avioni, mësonin të hidheshin me parashutë

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 08:11

Poloni - Njëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dje në Poloninë jugore, pasi një aeroplan, që ata e kishin marrë për t’u hedhur me parashutë, u rrëzua pak pas nisjes. Kështu ka bërë të ditur për mediat, Zëdhënësi i Urgjencës dhe ai i Zjarrfikëseve.
Sipas Reuters, një burrë mbi 40-vjeç ka mbijetuar dhe u dërgua në spital në qytetin e Czestochowa në gjendje të rëndë, 207 kilometra në jug-perëndim të Varshavës.
“Nga ajo që ne e dimë është se 11 vetë u vranë,” tha Justyna Sochacka, Zëdhënëse e Shpëtim Air tha. “Në total, kanë qënë persona në bordin e aeroplanit.”
Zëdhënësi i Shërbimeve të Zjarrfikësve, Pawel Fratczak, tha se aeroplani që u rrëzua ishte një “Piper PA-31 Navajo”: “Aeroplani mori flakë pasi goditi terren,” – tha Fratczak.
Piper PA-31 Navajo aeroplan është prodhuar nga firma amerikane “Piper Aircraft”.
Aeroplani vepronte për llogari të një shkolle private parashutizmi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat