VIDEOLAJM/ Goditet brutalisht 15-vjeçari palestinez, kushuriri i adoleshentit që u dogj i gjallë

Bota

VIDEOLAJM/ Goditet brutalisht 15-vjeçari palestinez, kushuriri i adoleshentit që u dogj i gjallë

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 23:56

Izrael – Një video shokuese ka nxitur reagimin e ashpër e komunitetit palestinez. Videoja e xhiruar me celular tregon se si dy punonjës të policisë izraelite dhunojnë në mënyrë brutale një 15-vjeçar palestinezo-amerikan, i cili rezulton të jetë kushëri i adoleshentit Mohammad Abu Khdeir,16-vjeçarit që u dogj i i gjallë në Jerusalemin Lindor.
Adoleshenti, një palestinezo-amerikan i qujtar Tarik Khdeir u bë pjesë e protestës kundër vrasjes së kushëririt të tij, por mbeti viktimë e dhunës policore, duke u rrahur në mënyrë brutale.
Kjo foto tregon 15-vjeçarin, student në një universitet në Tampa të Floridas, ndërsa foto pasuese tregon shenjat e dhunës çnjerëzore, aq sa i riu nuk mund të njihet.
Në video duket sësi fillimisht dy efektivë të policisë izraelite e qëllojnë me grushta e shkelma për disa minuta, më pas e tërheqin zvarrë adoleshentin e nuk i kursejnë sërish shkelmat në trupin e djaloshit që nuk mbahet dot në këmbë, derisa e lëshojnë në rrugë ku mblidhet dhe një grup tjetër policësh.
Video është xhiruar nga fqinjë të viktimës Mohammad Abu Khdair, 16-vjeçarit që siç rezultoi nga ekspertiza mjeko-ligjor ishte djegur i gjallë.
Sipas Kryeprokurorit izraelit, 16-vjeçari kishte plagë djegie në 90 % të trupit. Adoleshenti u rrëmbye pas vrasjes së tre të rinjve iaraelitë. Ndërkaq, të gjitha këto ngjarje kanë shkaktuar protesta të dhunshme në rajon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat