Flamuri ukrainas u vendos në Sllovjansk

Bota

Flamuri ukrainas u vendos në Sllovjansk

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 19:53

Forcat qeveritare të Ukrainës sot e kanë vendosur flamurin kombëtar në qytetin Sllovjansk, që ishte bazë kryesore e kryengritësve prorusë në Ukrainë, pasi i kanë dëbuar ata gjatë luftimeve të natës.

Ministri i mbrojtjes, Valeriy Geletey, i tha presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, se flamuri është vendosur lart në Sllovjansk, në ndërtesën e këshillit të qytetit, që është njëra nga ndërtesat kryesore, ku ishin vendosur kryengritësit.

Ministria e brendshme e Ukrainës ka thënë më herët se pjesa më e madhe e kryengritësve prorusë dhe komandanti i tyre më i lartë, janë larguar nga baza e tyre në qytetin Sllovjansk.

Ministri i brendshëm i Ukrainës, Arsen Avakov, u tha sot gazetarëve në Kiev se “këtë mëngjes inteligjenca ka raportuar se Igor Strelkov dhe pjesa më e madhe e kryengritësve janë larguar nga Sllovjanski”, për shkak të luftimeve intensive gjatë natës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat