Përleshje midis palestinezëve dhe izraelitëve

Bota

Përleshje midis palestinezëve dhe izraelitëve

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 16:03

Palestinezët janë përleshur me policinë izraelite në Jerusalemin lindor, përpara funeralit të një të riu palestinez.

Familja e Mohammad Abu Khdair beson se ai është vrarë në një sulm hakmarrës për rrëmbimin dhe vrasjen e tre të rinjve izraelitë, muajin e kaluar, në Bregun Perëndimor.

Qeveria e Izraelit ka fajësuar Hamasin për vrasjen e tre hebrenjve.

Ushtria e Izraelit ka thënë të enjten se ka shtuar sigurinë në kufi me Rripin e Gazës, në përgjigje të sulmeve me raketa dhe mortaja nga territori palestinez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat