Bosnja mban edhe sivjet Marshin e Paqes

Bota

Bosnja mban edhe sivjet Marshin e Paqes

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 15:18

Në Srebrenicë të Bosnjës edhe sivjet do të mbahet Marshi i Paqes, për të kujtuar vrasjet masive që kanë ndodhur në këtë qytet, në vitin 1995.

Arritja e kolonës së njerëzve në qendrën përkujtimore Potoçar, pas tre ditësh ecje, është paraparë për datën 10 korrik.

Qytetarët zakonisht ecin rrugën e kundërt të rreth 15,000 burrave dhe djemve që kanë ikur nga ish-enklava e mbrojtur e OKB-së, kur ajo ka rënë në duart e ushtrisë serbe të Bosnjës, më 12 korrik, 1995.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat