Artur arrin në Bregdetin Lindor të SHBA-së

Bota

Artur arrin në Bregdetin Lindor të SHBA-së

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 10:15

Uragani Artur, i cili është forcuar në kategorinë 2, ka zbarkuar në Bregdetin Lindor të Shteteve të Bashkuara.

Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve në SHBA, erërat e stuhisë arrijnë në 160 kilometra në orë.

Në zonat bregdetare, pushuesit janë detyruar të evakuohen.

Arturi është uragani i parë që godet SHBA-në që nga super-stuhia Sandy, që ka shkatërruar pjesë të Nju Jorkut dhe Nju Xhërsit në tetor të vitit 2012.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat