Irani “të reduktojë kapacitetin bërthamor”

Bota

Irani “të reduktojë kapacitetin bërthamor”

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 09:25

Një zyrtar i lartë i Shteteve të Bashkuara në Vjenë ka thënë se Irani duhet të reduktojë ndjeshëm kapacitetet e tij për pasurim të uraniumit, nëse do të arrijë marrëveshje të qëndrueshme për programin e tij bërthamor.

Zyrtari, i cili ka folur në kushte anonimiteti, i ka bërë këto komente derisa Irani dhe gjashtë fuqitë botërore po zhvillojnë një raund të ri negociatash në Vjenë, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje para 20 korrikut.

Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Franca, Britania dhe Gjermania duan që Irani të reduktojë programin e tij bërthamor, për të cilin druajnë se ka për qëllim krijimin e armës atomike.

Irani thotë se aktivitetet e tij bërthamore janë krejtësisht paqësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat