Ish-rebelë libianë në festivalin e filmit në Sarajevë

Bota

Ish-rebelë libianë në festivalin e filmit në Sarajevë

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 08:44

Mbi 100 ish-rebelë libianë janë mbledhur në Sarajevë për të parë premierën e një dokumentari për luftën e tyre kundër regjimit të Muammar Gaddafit.

Regjisori francez, Florent Marcie, ka shfaqur dokumentarin e tij “Tomorrow, Tripoli” (Nesër, Tripoli) për herë të parë në Festivalin e Nxehtë të Filmit në Sarajevë, një ngjarje e organizuar nga reporterët e luftës.

Marcie ka udhëtuar drejt Libisë shumë shpejt pasi ka nisur kryengritja në shkurt të vitit 2011 dhe ka kaluar tetë muaj duke filmuar së bashku me luftëtarët antiqeveritarë.

Dokumentari i tij përshkruan përvojat e përditshme të luftëtarëve në Zintan, qytetin perëndimor i Libisë, i cili ka qenë në mesin e të parëve që ka rënë në duart e rebelëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat