Izraeli forcon ushtrinë në kufi me Gazën

Bota

Izraeli forcon ushtrinë në kufi me Gazën

Më: 3 korrik 2014 Në ora: 19:11

Izraeli ka rritur praninë e forcave ushtarake në kufi me Rripin e Gazës, për shkak të tensioneve të rritura me palestinezët.

Vrasja e tre të rinjve izraelitë në Bregun Perëndimor ka pasuar me vrasjen e një të riu palestinez në Jerusalem.

Izraeli ka thënë se ky veprim është pjesë e përgjigjes së tij ndaj sulmeve me raketa dhe mortaja nga militantët e Gazës.

Së paku 11 persona janë plagosur sot, kur Izraeli ka sulmuar Gazën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat