Irani shtrenjton për 75 % çmimin e karburanteve

Bota

Irani shtrenjton për 75 % çmimin e karburanteve

Më: 25 prill 2014 Në ora: 08:59

Shoferët në Iran janë mbledhur gjatë natës së mbrëmshme në pikat e karburanteve pasi që qeveria e atjeshme, e ka rritur çmimin e karburanteve në mesnatë, për 75 për qind.

Pavarësisht rritjes për 75 për qind, çmimi për benzinë me pakicë në Iran, është më i liri në Botë.

Që nga mesnata, për një litër karburant në Iran do të paguhet në mes 0.28 e 0.39 dollarë.

Por rritja e çmimit mund të shkaktojë trazira, për shkak të numrit të madh të të papunëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat