Moska: Të ndalen operacionet ukrainase kundër separatistëve

Bota

Moska: Të ndalen operacionet ukrainase kundër separatistëve

Më: 25 prill 2014 Në ora: 01:00

Rusia po u bën thirrje Shteteve të Bashkuara të detyrojnë Ukrainën të ndalë operacionet ushtarake kundër separatistëve pro-rusë të cilët kanë uzurpuar ndërtesa në Ukrainën lindore.
Në zhvillime të tjera, diplomatët në Kombet e Bashkuara thonë se Rusia ka thirrur ambasadorin e saj në Moskë për konsultime urgjente. Ky fakt u bë i ditur pak pasi Moska akuzoi Kievin se ka dislokuar njësi ushtarake dhe paraushtarake me elementë ultra nacionalistë kundër popullatës kryesisht rusisht-folëse në Ukrainën lindore. Një deklaratë e Ministrisë së Jashtme ruse shkruan se autoritetet ukrainase janë nën patronazhin e Shteteve të Bashkuara. Po ashtu deklarata thotë se situata kërkon veprime urgjente nga Uashingtoni për të garantuar tërheqjen e forcave ukrainase nga rajoni.

Shkëmbimet diplomatike mbyllën një ditë tensionesh në rritje përgjatë kufirit ruso-ukrainas, ku është mbledhur një forcë e madhe ushtarake ruse. Një diplomat ukrainas në Kombet e Bashkuara tha për Zërin e Amerikës se Moska ka dyfishuar praninë ushtarake në kufi dhe tani ka rreth 80 mijë trupa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat