Rusi: Gjashtë muaj arrest shtëpiak për aktivistin anti-korrupsion

Bota

Rusi: Gjashtë muaj arrest shtëpiak për aktivistin anti-korrupsion

Më: 24 prill 2014 Në ora: 17:49

Një gjykatë në Moskë ka vendosur që për gjashtë muaj të qëndroj në arrest shtëpiak, aktivisti kundër korrupsion dhe figura opozitare Aleksei Navalny.

Hetuesia gjatë një seance të mbajtur sot kishte kërkuar paraburgim, por një kërkesë e tillë, nuk është miratuar por është caktuar masa e arrestit.

Navalny së bashku me vëllain e tij akuzohn për mashtrim të dy kompanive.

Ai akuzohet se e ka mashtruar komapninë Yves Rocher por kjo e fundit, i ka shkruar prokurorisë ruse, duke i thënë se nuk është mashtruar dhe nuk ka pësuar ndonjë dëm.

Navalny, i cili deri më tani ka qëndruar në arrest shtëpiak rreth një rasti tjetër, e ka të ndaluar qasjen në internet pasi prokurorët frikësohen se ai do ta publikonte letrën e Yves Roche.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat