Ukrainë, forcat speciale, komando, shkatërrojn bastionin e pro-rusëve, Putin: Nuk do rrimë duarkryq (FOTO)

Bota

Ukrainë, forcat speciale, komando, shkatërrojn bastionin e pro-rusëve, Putin: Nuk do rrimë duarkryq (FOTO)

Më: 24 prill 2014 Në ora: 15:12

‘Nëse regjimi në Kiev ka nisur të përdor ushtrinë kundër popullit, atëherë kjo përbën një krim shumë serioz. Sigurisht, do të ketë pasoja për njerëzit që ndërmarrin vendime të tilla, të cilat ndikojnë në marrëdhëniet tona ndër-shtetërore,’ ka kërcënuar Putin.

Në një prononcim për televizionin rus, presidenti Vladimir Putin ka reaguar për aksionin e ushtrisë ukrainase në Sloviansk.
‘Nëse regjimi në Kiev ka nisur të përdor ushtrinë kundër popullit, atëherë kjo përbën një krim shumë serioz. Sigurisht, do të ketë pasoja për njerëzit që ndërmarrin vendime të tilla, të cilat ndikojnë në marrëdhëniet tona ndër-shtetërore,’ ka kërcënuar Putin.

Kërcënimi i Putin erdhi pas lajmit se forcat speciale, komando, kanë shkatërruar bastionin e seperatistëve në Sloviansk të Ukrainës lindore.

Është raportuar për vrasjen e të paktën dy seperatistëve, të cilët kishin zënë vend me pikë-kontrollet e tyre në periferi të qytetit.

Sipas BBC ndërkaq, qendra e Slovianskut është e qetë.

Më herët gjatë ditës së sotme, forcat ukrainase ndërmorën një aksion edhe në qytetin tjetër lindor Mariupol, prej ku larguan pro-rusët e barikaduar brenda godinave të qeverisë lokale.

Ka disa javë që ndërtesat administrative në lindje të Ukrainës janë nën kontrollin e seperatistëve, të cilët nuk po respektojnë marrëveshjen e arritur në Gjenevë.

Mosrespektimi i kësaj marrëveshjeje është kritikuar edhe nga presidenti amerikan, Barack Obama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat