VIDEO shokuese/ A janë këto prova se Assad po përdor prapë gaz helmues

Bota

VIDEO shokuese/ A janë këto prova se Assad po përdor prapë gaz helmues

Më: 24 prill 2014 Në ora: 14:54

(KUJDES: PAMJE SHQETESUESE)

Të tjera video, të siguruara nga Associated Press, tregojnë pasojat e përdorimit të një gazi helmues në Kfar Zeita në Siri.

Kfar Zeita është nën kontrollin e rebelëve, të cilët akuzojnë qeverinë se ka përdorur gazin klorinë.

Pamjët shokuese tregojnë gra, burra e fëmijë duke vuajtur nga pasojat e këtij gazi.

Ata kolliten dhe kanë vështirësi në frymëmarrje, ndërsa raportohet se tre persona kanë vdekur si pasojë e këtij gazi.

Aktivistët e opozitës, mjekët dhe banorët e zonës mbështesin pretendimet se qeveria po përdor gaz helmues.

Por qeveria e Bashar al- Assad mohon kategorikisht të ketë përdorur gaz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat