Obama: SHBA-të do t’i dalin në mbrojtje Japonisë

Bota

Obama: SHBA-të do t’i dalin në mbrojtje Japonisë

Më: 23 prill 2014 Në ora: 20:26

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, konfirmoi ditën e mërkurë se traktati për sigurinë e përbashkët ShBA-Japoni do të jetë i vlefshëm për ishujt në qendër të hapësirës territoriale midis Kinës dhe Japonisë.

“Politika e Shteteve të Bashkuara është e qartë”, tha presidenti në një përgjigje me shkrim ndaj pyetjeve të publikuara në një gazetë japoneze, para se të arrinte në Tokio, në fillim të një turi në katër shtete aziatike.

“Ishujt Senkaku administrohen nga Japonia dhe mbrohen nga marrëveshja ShBA-Japoni”, shkroi ai. “Ne kundërshtojmë çdo përpjekje unilateriale për t’iu kundërvënë administrimit japonez të këtyre ishujve”, shtoi presidenti.

Deklaratat e Obamës duket se janë siguruese për Japoninë në lidhje me faktin se SHBA-të do t’i dalin në mbrojtje, nëse Kina do bëjë përpjekje për t’i vënë ishujt nën kontroll.

Aneksimi i Krimesë nga Rusia i ka shtuar shqetësimet mbi vullnetin politik të Amerikës në lidhje me mbrojtjen e aleatëve të saj aziatikë, veçanërisht Japonisë dhe Filipineve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat