Grupet palestineze i shpallën planet për qeveri të unitetit

Bota

Grupet palestineze i shpallën planet për qeveri të unitetit

Më: 23 prill 2014 Në ora: 17:46

Hamasi dhe Organizata për Çlirimin e Palestinës (Fatah) kanë shpallur se do të përpiqen për ta formuar një qeveri të re të unitetit kombëtar.
Ky plan, i shpallur sot në Qytetin e Gazës, parasheh që krijimi i qeverisë së pajtimit të bëhet benda pesë javësh, ndërsa zgjedhjet do të mbaheshin gjashtë muaj, pasi qeveria e re e planifikuar të miratohej nga parlamenti.
Palestinezët ishin politikisht thellësisht të ndarë gjatë shtatë viteve të kaluara, kështuqë Hamasi islamik e kishte nën kontroll Rripin e Gazës, ndërsa Organizata për Çlirimin e Palestinës, e presidentit të Autoritetit palestinez, Mahmud Abbas, e qeveriste Bregun Perëndimor.
Izraeli ka tërhequr vërejtjen se çfarëdo marrëveshjeje e re ndërmjet Fatahut dhe Hamasit mund t’i shkatërroj bisedimet paqësore.
Izraeli refuzon të bisedoj me Hamasin, pasi ky grup islamik nuk e pranon shtetin e Izraelit dhe bënë thirrje për shkatërrimin e tij.
Kjo lëvizje pajtuese palestineze u bë në periudhën kur raportohet se ka ngecje në negociatat ndërmjet Izraelit dhe administratës së Mahmud Abbasit, për shkak të disa çështjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat