Shtyhen rezultatet e zgjedhjeve në Afganistan

Bota

Shtyhen rezultatet e zgjedhjeve në Afganistan

Më: 23 prill 2014 Në ora: 13:40

Komisioni i Pavarur Zgjedhor i Afganistanit ka njoftuar se do të vonohet shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 5 prill.

Komisioni ka bërë me dije se i nevojiten dy ditë shtesë për të përfunduar hetimet ndaj dyshimeve për mashtrim.

Rezultatet poërfundimtare, pritet të publikohen më 26 prill.

Rezultatet e fundit të pjesshme që janë publikuar, kanë treguar se ish-ministri i jashëtm Abdullah Abdullah prin në këto zgjedhje me gjithsej 44 për qind të votave derisa i dyti në listë është ish-ministri i financave me 32.2 për qind.

nëse asnjëri nga kandidatët nuk fiton 50 për qind të votave, atëherë në mes të dy kandidatëve kryesorë do të ketë balotazh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat