Udhëheqësi i tatarëve në Krime, aplikon për pasaportë ruse

Bota

Udhëheqësi i tatarëve në Krime, aplikon për pasaportë ruse

Më: 23 prill 2014 Në ora: 08:36

Udhëheqësi kryesor i tatarëve të Krimesë, ka njoftuar se do të aplikojë për shtetësi ruse.
Refat Chubarov, ka thënë se do të marrë pasaportë ruse, në mënyrë që të mbetet në Krime “së bashku me njerëzit e mi”.

Rusia gjatë muajit të kaluar, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar e ka aneksuar gadishullin Krimeja.

Njoftimi i Chubarov vjen në të njëjtën ditë kur udhëheqësi tjetër i tatarëve të Krimesë Mustafa Dzhemilev, iu tha gazetarëve se atij i është ndaluar që të hyjë në Krime për pesë vite nga autoritetet e atjheshme.

Dzhemilev e ka akuzuar qeverinë pro-ruse në Krime, për fillimin e një fushate kundër tatarëve në gadishull.

Shumë tatarë sipas tij, e kanë humbur vendin e punës, pasi që kanë refuzuar që të aplikojnë për pasaporta ruse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat