Rusia me dekret për mbrojtjen e popujve të vuajtur nga epoka e Stalinit

Bota

Rusia me dekret për mbrojtjen e popujve të vuajtur nga epoka e Stalinit

Më: 21 prill 2014 Në ora: 14:18

Presidenti rus Vladimir Putin, e ka nënshkruar një dekret për rehabilitimin e tatarëve të Krimesë dhe popujt e tjerë që kanë qenë oobjekt i represionit gjatë epokës së Stalinit.

Putin gjatë një takimi të mbajtur me zyrtarë qeveritarë, iu tha atyre sot se e ka nënshkruar dekretin sipas të cilit, do të rehabilitohen tatarët e Krimesë, popullësia armene që jeton në atë pjesë, ajo gjermane, greke dhe të gjithë ata që kanë vuajtur gjatë spastrimeve të Stalinit.

Me dekretin e ri, sipas agjencisë Interfax, do të përmirësohet jeta socio-ekonomike.

Putin siç citon kjo agjenci ruse, ka thënë se këta popuj me vite dhe dekada të tëra kanë qenë pa mbrojtje ligjore.

Shumica e tatarëve të Krimesë që janë rreth 12 për qind e banorëve të gadishullit Krimeja, e kanë bojkotuar referendumin e mbajtur në mars në Krime.

Dekreti i presidentit Putin, shihet si një përpjekje për të fituar mbështetjen e grupeve minoritare jo-ruse që jetojnë në gadishullin Krimeja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat