Dhjetë të vrarë nga një sulm vetvrasës në Irak

Bota

Dhjetë të vrarë nga një sulm vetvrasës në Irak

Më: 21 prill 2014 Në ora: 12:44

Një sulmues vetëvrasës e ka shpërthyer eksplozivin në automjetin e tij, në një pikë kontrolli të policisë në Irakun qendror, duke lënë të vdekur dhjetë persona.

Një polic dhe një punonjës mjekësor, e kanë konfirmuar numrin e viktimave si rezultat i shpërthimit që ka ngjarë sot në zonën Suweirah, në jug të Bagdadit.

Si rezultat i sulmit, janë plagosur edhe 35 persona të tjerë.

Një shpërthim vervrasës ka ngjarë një ditë më parë në një universitet në Bagdad, duke lënë të vdekur të pakten 16 persona.

Dhuna vjen në kohën kur janë mbetur më pak se dhjetë ditë, nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 30 prillit.

Zgjedhjet pritet të jenë një test i madh për forcat e sigurisë në Irak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat