Sulmohen dhe vriten dhjetëra ushtarë algjerianë

Bota

Sulmohen dhe vriten dhjetëra ushtarë algjerianë

Më: 21 prill 2014 Në ora: 10:24

Katërmbëdhjetë ushtarë algjerianë u vranë gjatë një sulmi mbrëmë vonë nga persona të dyshuar si militantë islamikë.

Agjensia shtetërore e lajmeve e Algjerisë thotë se ushtarët u sulmuan në pritë në rajonin malor Tizi-ouzou, ndërsa ktheheheshin nga një mision sigurie që lidhen me zgjedhjet presidenciale të së enjtes.

Presidenti Abelaziz Bouteflika u zgjodh për herë të katërt në këtë zgjedhje pavarësisht problemeve shëndetësore.

Agjencia e lajmeve Reuters citon një burim të paidentifikuar të sigurisë të ketë thënë se personat që sulmuan janë nga dega afrikano-veriore e al-Kaidës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat