Putini rrit kontrollin ndaj Krimesë

Bota

Putini rrit kontrollin ndaj Krimesë

Më: 21 prill 2014 Në ora: 10:09

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka ndërmarrë hapa shtesë për të shtuar kontrollin e Rusisë mbi gadishullin Krimeja, territorin e aneksuar së fundi në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Banka Qëndrore e Rusisë sot ka urdhëruar që të mbyllen katër banka ukrainase që punojnë në Krime.

Urdhëri i Bankës Qëndrore do të mbyllë degët e Privatbank, All-Ukrainian Joint Stoct Bank, Kyivska rus dhe Imexbank.

Poashtu gjatë ditës së sotme, presidenti Putin e ka nënshkruar një ligj federal me qëllim të mbrojtjes së dispozitave bankare në Krime dhe Sevastopol, “gjatë periudhës së tranzicionit”.

Putin gjithashtu e ka emëruar një zëvendëskomandant të ri të forcave detare të Rusisë në Detin e Zi.

Në këtë pozitë është caktuar ish-komandanti ukrainas Denis Berezovski derisa Aleksandr Golublev, është caktuar në pozitën e udhëheqësit të zyrës ekzekutive presidenciale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat