Dëshmori i parë i Luftës së Parë Botërore, u vra nga shokët

Bota

Dëshmori i parë i Luftës së Parë Botërore, u vra nga shokët

Më: 20 prill 2014 Në ora: 22:30

Një katërmbëdhjetëvjeçar që besohet të jetë ushtari i parë britanik i vrarë në Luftën e Parë Botërore, ka qenë viktimë e të shtënave nga shokët e tij.

100 vjet pas vrasjes së John Parrit, ekspertët ushtarakë kanë pohuar se vdekja e tij ka qenë një aksident mes aleatëve francezë dhe atyre belgë.

Natën që vdiq, Parr besohet të ketë qenë 10 milje larg trupave gjermane.

“Nuk ka pasur trupa gjermane rreth tij. John Parr mund të ketë vdekur nga të shtënat e shokëve të tij”, ka thënë John Cooksey, shkrimtar ushtarak.

Parr për herë të fundit ishte parë më 21 gusht, tre javë pasi ishte shpallur lufta, kur ai ishte dërguar të kërkonte një togë ushtarësh të humbur.

“Nuk ka pasur kontakte mes ushtarëve britanikë dhe gjermanë atë ditë. Nëse do ishte vrarë nga armiqtë, ata do të vraponin për të lajmëruar rënien e tij”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat