Vazhdon vizioni i Erdogan për të ndërtuar tunelin e Euroazisë!

Bota

Vazhdon vizioni i Erdogan për të ndërtuar tunelin e Euroazisë!

Më: 20 prill 2014 Në ora: 19:29

Një nismë e kryeministrit të Turqisë Rexhep Tajip Erdogan për një tjetër projekt do jetë me të vërtet diçka shumë interesante për rajonin.

Kryeministri ka inkurajuar për të filluar punimet mbi gërmimin e një tuneli në Euroazi që do të lidh dy kontinentet me njera-tjetrën.

Qeveria turke po punon shumë mbi këtë nismë dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, tuneli është planifikuar të përfundojë në tetor të 2016.

Ndërkaq Erdogan tha që përfundimi i këtij projekti shënon tunelin e parë të kalimit mes dy kontinenteve dhe do të bëhet tuneli i katërt që do të kalojë nga Evropa në Azi.

Megjithatë vëmë në dukje se tuneli është duke u ndërtuar ekzluzivisht për përdorim nga mjetet rrugore. Tuneli pritet të shërbejë për 90.000 automjete në ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat