Iran: Bisedimet e ardhshme atomike në Nju Jork

Bota

Iran: Bisedimet e ardhshme atomike në Nju Jork

Më: 20 prill 2014 Në ora: 18:48

Zyrtarë të Iranit thonë se rundi i ardhshëm i bisedimeve ndërkombëtare në nivel të ekspertëve për programin atomik iranian, do të mbahen muajin e ardhshëm në Qytetin e Nju Jorkut.
Agjencia zyrtare e lajmeve e Iranit e ka cituar negociatorin e lartë atomik iranian, Abbas Araghchi, që ka thënë se takimi i ardhshëm do të mbahet në muajin maj, në margjina të takimit për Marrëveshjen e moszgjerimit atomik në Kombet e Bashkuara.
Nuk ka pasur konfirmim të menjëhershëm nga shtetet perëndimore lidhur me këto bisedime.
Më herët këtë muaj, përfaqësuesit e Iranit dhe gjashtë fuqive botërore e kanë mbajtur rundin e tretë të bisedimeve në Vjenë, që synonin pajtueshmërinë afatgjate për zgjidhjen e shqetësimeve të vendeve perëndimore se Irani ka ambicje për prodhimin e armatimit atomik.
Perëndimi dëshiron që Irani t’i ndalë aktivitetet, siç është ai për pasurimin e uraniumit, derisa Irani kërkon tërheqjen e sanksioneve ndërkombëtare, të cilat ishin imponuar për shkak të programmit atomik iranian.
Në negociata me Iranin, kanë marrë pjesë Britania, Kina, Franca, Gjermania, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat