Festë për legalizimin e marijuanës në Kolorado

Bota

Festë për legalizimin e marijuanës në Kolorado

Më: 20 prill 2014 Në ora: 18:14

Rreth 80 mijë vetash, kanë mbushur qendrën e kryeqytetit të Kolorados, për të festuar vitin e parë që marijuana është bërë e ligjshme. Përvjetori i këtij “eventi”, është i pari pas lejimit të shitjeve të marijuanës në dyqane, në janar të këtij viti.
Marijuanë dhe show, kështu do festohet këto dy ditë, në Parkun Qëndrorë të Denverit, nën mbikëqyrjen e policisë.

Amendamenti 64, ligji i Kolorados që legalizoi shitjen dhe blerjen e marihuanës për përdorim personal, është një arritje e rëndësishme. Ai krijon për herë të parë një strukturë të gjerë rregullash për këtë industri dhe vendos kufizime të rrepta për përdorimin e marihuanës. Koloradoja u kërkon kultivuesve të marihuanës që të regjistrohen dhe t’u vënë një markë elektronike të gjitha bimëve, për t’u siguruar që marihuana prodhohet ligjërisht. Dhe të gjitha produktet duhet të kontrollohen për fuqinë e drogës dhe nëse kanë myk, apo pesticide.

Dyqanet ku shitet marihuana duhet të kontrollojnë dokumentat e identifikimit për t’u siguruar që blerësit janë 21 vjeç e lart. Përdorimi i marihuanës nuk lejohet në vendet ku shitet, ose vende publike. Prandaj vizitorët nuk mund të gjejnë bare me marihuana apo klube me kanabis të hapura për publikun. Ligji përcakton se intoksikim nga marihuana kur zbulon në gjak pesë nanogramë e lart THC, elementi aktiv i marihuanës. Por avokatët e marihuanës thonë se ndryshe nga alkooli, THC mund të mbetet në gjak për javë të tëra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat