Polumbarët nxjerrin 16 trupa të tjerë nga trageti

Bota

Polumbarët nxjerrin 16 trupa të tjerë nga trageti

Më: 20 prill 2014 Në ora: 17:27

Polumbarët në Korenë e Jugut, të cilët vazhdojnë kërkimet në tragetin e fundosur kanë nxjerrë 16 trupa nga ujërat, pas tri ditë përpjekjesh të dështuara për t’u futur në traget. Numri i të vdekurve në agim të ditës së sotme ishte 46, ndërkohë që mbi 250 vetë figurojnë të humbur.

Qindra polumbarë, përfshirë vullnetarë civilë janë përleshur me rrymat e forta nënujore dhe ujërat e turbullt për të zhvilluar kërkime në tragetin që u fundos të mërkurën me 476 vetë në bord. Më së fundi ekipet arritën dje të thyenin xhamin e njërës prej dritareve të tragetit dhe të gjenin trupat e parë. Pritet që kërkimet të rezultojnë në një listë të gjatë dhe të trishtueshme viktimash nga aksidenti detar.

Deri sot në mëngjes, 174 vetë ishin shpëtuar, të gjithë të nxjerrë nga ujërat që të mërkurën.
Prokurorët thonë se një ndihmës i kapitenit, një 26 vjeçar pa eksperiencë kishte në dorë drejtimin e tragetit në ujëra të rrezikshme kur mjeti lundrues u anua dhe më pas u fundos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat