Rusi-Ukrainë, akuza të ndërsjella për incidentin

Bota

Rusi-Ukrainë, akuza të ndërsjella për incidentin

Më: 20 prill 2014 Në ora: 15:58

Rusia tha se është e "indinjuar" nga një shkëmbim zjarri vdekjeprurës në Ukrainën lindore në shkelje të një armëpushimi me rastin e Pashkëve. Megjithatë, zyrtarët ukrainas thonë se hollësitë e incidentit nuk janë të qarta.

Zyrtarët thonë se një shkëmbim zjarri në një pikë kontrolli të drejtuar nga separatistët pro - rusë ka shkaktuar vdekjen e të paktën një personi. Disa njoftime thonë se janë vrarë katër vetë, duke përfshirë edhe separatistë.

Rusia tha se është e "indinjuar nga ky provokim nga ana e luftëtarëve," dhe se sulmi provon se ka një "mungesë dëshire të autoriteteve në Kiev për të frenuar dhe çarmatosur nacionalistët dhe ekstremistët." Moska i kërkoi Kievi të verë nën kontroll ekstremistët e armatosur.

Megjithatë, një grup ukrainas i fajësuar për sulmin mohoi çdo përfshirje dhe tha se prapa incidentit qëndrojnë forcat speciale ruse.

Sulmi ndodhi pranë qytetit Slavyansk, i cili është nën kontrollin e militantëve pro - rusë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat