Rusi: Shprehet “tmerr” për të shtënat në lindje të Ukrainës

Bota

Rusi: Shprehet “tmerr” për të shtënat në lindje të Ukrainës

Më: 20 prill 2014 Në ora: 13:18

Ministria e jashtme e Rusisë tha se ishte “e tmerruar” për të shtënat në pjesën lindore të Ukrainës, sot në mëngjes.
Kjo ministri theksoi se me sulmin e sotëm afër qytetit Sllovjansk, është shkelur armëpushimi për Pashkë, i shpallur nga autoritetet e Ukrainës, dhe kjo tregon se Kievi nuk dëshiron t’i çarmatos “nacionalistët dhe ekstremistët”.
Sulmi ndodhi sot herët në mëngjes, me ç’rast disa makina iu afruan një postblloku dhe raportohet se njerëzit në makina kishin hapur zjarr kundër grupit prorus, që e kontrollonte postbllokun.
Autoritetet e Ukrainës thonë se një person ishte vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur nga shkëmbimi i zjarrit.
Por, televizioni shtetëror i Rusisë, Rossiya 24, raportoi se pesë vetë janë vrarë, prej tyre dy sulmues dhe tre njerëz që e kontrollinin postbllokun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat