K. Jugore: U gjetën edhe 10 trupa të pajetë në anijen e fundosur

Bota

K. Jugore: U gjetën edhe 10 trupa të pajetë në anijen e fundosur

Më: 20 prill 2014 Në ora: 11:18

Zhytësit në Korenë Jugore i kanë gjetur edhe 10 trupa të pajetë në anijen e cila u fundos para katër ditësh në bregdetin e këtij vendi.
Tash, numri zyrtar i të vdekurve nga ky incident i rëndë arriti në 46 vetë.
Më se 250 njerëz, që ishin në anije, ende konsiderohen të zhdukur, ndërsa më tepër se gjysma e tyre ishin nxënës të një shkolle të mesme.
Prej 476 njerëzve në anije, kanë shpëtuar vetëm 174 vetë.
Para dy ditësh, një udhëheqës i shkollës, ku mësonin nxënësit, ka bërë vetëvrasje.
Kapiteni i anijes, Lee Joon-seok, dhe dy anëtarë të ekuipazhit janë arrestuar dhe akuzuar për neglizhencë dhe krime të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat