Irak: Nga luftimet – së paku 22 të vrarë

Bota

Irak: Nga luftimet – së paku 22 të vrarë

Më: 20 prill 2014 Në ora: 10:31

Nga luftimet në qytetet irakiane, Bagdad, Falluxha, e hapësira të tjera, gjatë ditës së djeshme, ndërmjet forcave të qeverisë dhe militantëve të ndërlidhur me al-Kaidën, janë vrarë së paku 22 vetë.
Më së shumti të vrarë ka pasur në qytetin Gharma, në veerilindje të Falluxhës, ku nga zjarri artilerik dhe sulmet ajrore janë vrarë 11 vetë dhe plagosur afro 20 të tjerë.
Në Bagdad, katër vetë janë vrarë nga shpërthimet në një lagje të banuar me popullatë shumicë sunite.
Më vonë, nga eksplodimet në po këtë lagje, janë vrarë pesë njerëz të tjerë dhe plagosur 10 vetë.
Nga sulmet me predha në hapësirat e banuara në Falluxha janë vrarë dy njerëz.
Njëherësh, zyrtarët e sigurisë në Irak kanë thënë se forcat qeveritare i kanë vrarë më se 20 militantë në qytetin Ramadi.
Falluxha dhe Ramadi i takojnë provincës Anbar, ku prej muajit janar, forcat qeveritare po luftojnë kundër militantëve të grupeve Shteti Islamik i Irakut dhe Levant.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat